Sali Berisha: Rama po i jep një kartë të fortë Serbisë me deklaratat e tij

Shqipëria

Sali Berisha: Rama po i jep një kartë të fortë Serbisë me deklaratat e tij

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 12:59
Sali Berisha

Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka dëgjuar 'live' në Parlamentin e Kosovës Edi Ramën duke thënë se Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një President të përbashkët në të ardhmen. Rama i ka rënë pishman për këtë deklaratë, duke e shpjeguar si shëtitje nëpër imagjinatë, por sipas Berishës deklarata të tilla i bëjnë dëm Kosovës, tani që po bën negociata me Serbinë, e cila mund ta përdorë këtë si kartë në tryezën e bisedimeve.

Për më tepër, Berisha thotë se Rama ka deficit patriotik në Kosovë, të cilin ende po përpiqet ta mbulojë. Por, jo vetëm këtë. Sipas Berishës, ai po përpiqet t'i mbulojë edhe dështimet në Shqipëri. 

Berisha flet edhe për idenë e ndarjes, për çka thotë se nuk ka fakte nëse Rama është i përfshirë në këtë, por thotë se nuk do të çuditej fare se ai do të mund ta ketë diskutuar me Vuçiqin.

Lajmin e plotë mund ta lexoi tek Mediat shqiptare, duke klikuar KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat