Jeta e re e Arta Markut, mediat zbulojn banesën në Tiranë

Shqipëria

Jeta e re e Arta Markut, mediat zbulojn banesën në Tiranë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:19
Arta Marku

Në një zonë pranë prokurorisë së përgjithshme, Arta Marku kreu i akuzës shqiptare, ka nisur nisur jetën e re në kryeqytet. banorët shprehen të pashqetësuar prej zhvendosjes së kreut të akuzës pranë tyre dhe thonë se po të mos ishte për punonjësit e gardës as nuk do të kishin dijeni që jetojnë në një lagje me zonjën Marku. Zonja Marku thonë banorët i përshëndet me mirësjellje kur niset me përpikmëri në oraret e punës.

Prej dy javësh kryeprokuroja Arta Marku është banore e një lagjeje pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Pas një vendimi të keshillit të ministrave, për të paguar me 35 mijë lekë qeranë e strehimit për kreun e akuzës, zonja Marku është shpërngulur së bashku me familjen nga pallati modest në Shkodër për të vazhduar modestisht edhe në kryeqytet.

Pallati ku është strehuar ndodhet disa minuta larg godinës së prokurorisë. Banorja e re nuk do të kishte terhequr vemendjen e fqinjeve të tjerë, kryesisht autoktonë Tiranas, nëse nuk do të shoqërohej nga eskorta, dhe nëse nje efektiv i gardës nuk do të qëndronte përgjate 24 orëve ne ruajtje të banesës.

Por banorët thone se pavaresisht se e kanë fqinj kryeprokuoren e Shqipërisë, ky fakt nuk u ka sjelle asnjë ndryshim apo pengesë për jetën e tyre.

E premtja ishte nje dite pune e zakonshme per kreun e ri të akuzës.

Në orën 7.30 eskorta u nis nga prokuroria e përgjithshme në drejtim të banesës së re të kryeprokurores.

Vërehet se janë të njëjtët efektiv të paraardhësit të saj në detyrë Adriatik Llalla.

Pak minuta pas mbërritjes së tyre Marku zbret për të nisur ditën e zakonshme në vendin e pazakontë të punës duke ruajtur stilin e saj të thjeshtë dhe të qetë. Prania e kamerës së Ora News duket se nuk e shqetëson dhe përshëndet me miresjellje, pavarësisht se prej ditës kur ka marrë detyrën nuk ka pranuar të bëjë asnjë dalje në media.

Ora 8.10 minuta e gjen Kryeprokuroren ne zyrën e saj, ku pas një takimi me stafin nis diten e punës ne istitucionin më të rëndësishëm në vend.

Muajt e fundit Arta Marku është vendosur në qëndër të akuzave politike, ndërkohë që dhe pritshmëria e publikut është rritur ndjeshëm për një ndryshim të gjendjes së papranueshme të pandëshmueshmërisë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat