Një fshat i rënë në mëshirë të fatit... ja çfarë ndodh në Dibër

Shqipëria

Një fshat i rënë në mëshirë të fatit... ja çfarë ndodh në Dibër

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:47
Dibër

Edhe pse jetojnë vetëm 10 km larg qytetit të Peshkopisë, banorët e fshatit Cerjan thonë se ndjehen të braktisur dhe të izoluar.

Rruga që lidh fshatin e tyre me qytetin është në gjendje skandaloze dhe prej 20 vitesh nuk është vënë dorë për rregullimin e saj.

Edhe pse gjate çdo fushate elektorale u premtohet rregullimi i rrugës, sapo mbarojnë zgjedhjet premtimet i merr era.

Mungesa e rrugës thonë ata po bëhet shkak që çdo ditë fshati të braktiset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat