E padëgjuar më parë, në parlamentin e Shqipërisë do të shohim edhe foshnja

Shqipëria

E padëgjuar më parë, në parlamentin e Shqipërisë do të shohim edhe foshnja

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:17
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e hënë kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë “Kodin e Sjelljes së Deputetëve”.

Ndryshimet e reja janë formuluar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste me ndihmën e OSBE-së.

Në bazë të propozimeve pritet që t’i jepet fund gjuhës së urrejtjes në parlament.

Ndër to thuhet se deputetët nuk do të përfitojnë nga imuniteti i tyre për tu shmangur arrestimeve.

Ndërsa një pikë interesante që bie në sy është ajo që nënat deputetet do të kenë mundësi të marrin në sallë edhe foshnjat e tyre.

Propozimet

1. Ndalohet gjuha e urrejtjes në Parlament. Fjalët provokuese do të jenë rreptësisht të ndaluara nga deputetët dhe ata që fyejnë e kërcënojnë njëri tjetrin, duhet të kërkojnë falje.

2. Ndalohet votimi i deputetëve në emër të njëri-tjetrit. Do të ekzistojnë precedentë që formësojnë rregulla strikte se si votohet.

3. Deputetet mund të vijnë në Kuvend me fëmijë të porsalindur pasi do të krijohen hapësira të posaçme që të marrin pjesë nënat bashkë me foshnje.

4. Stafi i Kuvendit nuk duhet të përdoret për qëllime partiake, por secili të mbajë përgjegjësi për vendin e tij.

5. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij parlamentar për të shmangur arrestin, nëse ka një akuzë ndaj tij.

Kjo shihet si një Emergjencë pas detyrimit që Brukseli dha për anëtarësimin e vendit në BE dhe si një risi për Kodin aktual etik të Deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat