Sulmi me thikë ndaj Ernest Gjokës, FSHF pranon kërkesën e “Vllaznisë”

Shqipëria

Sulmi me thikë ndaj Ernest Gjokës, FSHF pranon kërkesën e “Vllaznisë”

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:56
Ernest Gjoka

Pas sulmit të djeshme me thikë ndaj trajnerit të klubit të futbollit “Vllaznia”, Ernest Gjoka, sot Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një vendim.

FSHF ka pranuar kërkesën e ekipit të “Vllaznisë” për të shtyrë ndeshjen me Luftëtarin.

 “Ndeshja e Kategorisë Superiore, KS Luftëtari - KF Vllaznia do të zhvillohet ditën e dielë ora 14:00” thuhet në njoftimin e FSHF.

Ernest Gjoka u sulmua me thikë nga një person, me të cilin sipas mediave kishte pasur një debat fillimisht.

Ai mori disa dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja në fjalë ndodhi në fushë sportive "Reshit Rusi" në qytetin e Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat