Arrestohet Çlirim Marku, i akuzuar për prostitucion, do ekstradohet drejt Italisë

Shqipëria

Arrestohet Çlirim Marku, i akuzuar për prostitucion, do ekstradohet drejt Italisë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 09:48
Ilustrim

Policia e Tiranës vuri në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg.

Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit :

• Çlirim Marku, 44 vjeç banues në Tiranë.

Pasi Gjykata e Italisë ( Latinës),  e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale" Organizatë kriminale " dhe Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar në nenet  81, 110 e 337 të Kodit Penal Italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat