Negociatat, BE “zbarkon” në Tiranë. Vijnë Juncker e Hahn, mungon Mogherini

Shqipëria

Negociatat, BE “zbarkon” në Tiranë. Vijnë Juncker e Hahn, mungon Mogherini

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 23:19
Jean-Claude Juncker dhe Johannes Hahn

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të ndalen në Tiranë si pjesë e turit të tyre në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mesazhi që do të përcillet është inkurajimi i reformave për anëtarësimin në BE.

Paraprakisht u njoftua se pjesë e këtij delegacioni do të ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, por mësohet se kjo e fundit nuk do të jetë në Shqipëri.

Hahn dhe Juncker do të ndalen në Shqipëri pas Maqedonisë. Pasditen e së dielës ata pritet të mbërrijnë në Tiranë për të qëndruar deri në mesditën e së hënës.

Axhenda parashikon diskutimin me udhëheqësit vendas strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Theksi do të vendoset tek reformat dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Brukseli në rastin e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat