Vetting negociatorëve me grekët? Juristi: Meta mund ta kërkojë

Shqipëria

Vetting negociatorëve me grekët? Juristi: Meta mund ta kërkojë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:47
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta mund të kërkojë një formë vettingu për grupin shqiptar të negociatorëve me palën greke për kufirin detar.

I ftuar te “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, pedagogu i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, Ledio Braho e sheh këtë si formë për të shmangu “gabimet” e 2009-s.

“Ilir Meta me të drejtë kërkon të dijë kush janë negociatorët. Presidenti mund të bëjë një vetting për të gjithë këta që do të bëjnë negociatat me Greqinë për të mos të përsëritur edhe njëherë ndodhi si ajo vitit 2009, ku negociatorët, sipas kabllogrameve të Ëikileaks, ishin shprehur se kanë qënë nën presion nga pala greke”, thotë ai.

Braho shton se Ilir Meta në refuzimin e kërkesës për plotfuqishmëri kërkon të dijë edhe objektin e negociatave, pasi nuk diskutohet vetëm për kufirin detar, por edhe për atë tokësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat