Trajneri i Shkodrës rrëfen momentet kur u sulmua me grushte

Shqipëria

Trajneri i Shkodrës rrëfen momentet kur u sulmua me grushte

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:10
Ernest Gjoka

Detaje të reja kanë dalë lidhur me sulmin që iu bë ditën e sotme trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjokës, në Shkodër.

Gjoka është shprehur se nuk e ka njohur agresorin, ndërsa kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë nën shoqërinë e kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika.

Agresori ka sulmuar Gjokën, duke tentuar ta godasë me grushte, por ai është shmangur çka ka bërë që agresori të rrëzohet dhe pastaj të largohet.

Trajneri i Vllaznisë ka bërë me dije se agresori ka pasur edhe një thikë me vete, dhe në kokë kë pasur një kapuç.

“Nuk është hera e pare qe presionohem në Shkodër për shkak të detyres” – tha Gjoka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat