32-vjeçari mbetet i bllokuar mbi shtyllën e tensionit të lartë

Shqipëria

32-vjeçari mbetet i bllokuar mbi shtyllën e tensionit të lartë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:29
Ilustrim

Një 32-vjeçar me iniciale A.L. ka mbetur i bllokuar mbi një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Varibob të Fierit.

Sipas policisë, 32-vjeçari është ngjitur mbi shtyllë rreth orës 12:00 dhe nuk zbret. Dyshohet se ai vuan nga sëmundja e epilepsisë, ndërkohë që është stakuar energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korentin.

Uniformat blu që ndodhen në vendngjarje, janë duke negociaur me 32-vjeçarin për të zbritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat