Ish-ministrja e Jashtme greke: Po negociohet fshehurazi me Shqipërinë

Shqipëria

Ish-ministrja e Jashtme greke: Po negociohet fshehurazi me Shqipërinë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:45
Dora Bakojani

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis kërkoi interpelancë me ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias, për marrëveshjen e re detare me Shqipërinë.

Bakojanis, e cila firmosi paktin detar me vendin tonë në vitin 2009, akuzon Qeverinë greke se po bën marrëveshje të fshehtë me Shqipërinë për kufirin detar në Jon, duke bërë që pala shqiptare të përfitojë shumë hapësirë detare nga kjo marrëveshje.

Sa i përket paktit detar të 9 viteve më parë, ish-ministrja e Jashtme greke e konsideron një marrëveshje të balancuar dhe të dobishme për të dyja palët, pavarësisht se nuk është zbatuar për shkak të bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

“Qeveria po merret me çështje kombëtare në mënyrë të paqëndrueshme dhe të papërgjeshme”, shprehet deputetja dhe ish-ministrja Bakojanis, duke ngritur disa pyetje për Nikos Kotzias:

“Pse qeveria po rishqyrton një marrëveshje të balancuar për zonat detare të vitit 2009, që u ra dakord dhe u nënshkrua nga Greqia dhe Shqipëria“?

“Cilat pjesë të marrëveshjes po planifikohen që të rishikohen”?

“Është e vërtetë se qeveria ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin grek për caktimin e kufijve të zonave detare nën “vijën e mesit“?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat