Kryeprokurorja në Elbasan, kërkon rihapjen e 40 dosjeve të vjetra

Shqipëria

Kryeprokurorja në Elbasan, kërkon rihapjen e 40 dosjeve të vjetra

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:33
Arta Marku

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në prokurorinë e Elbasanit, ndërsa ka zhvilluar një bisedë për 30 minuta me drejtuesin e prokurorisë Ardian Nezha.

Në fokus të bisedës ka qenë përzgjedhja e prokurorëve që do të jenë pjesë e Task Forcës dhe hetimet proaktive.

ReportTv ka mësuar se kreu i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha ka identifikuar mbi 40 dosje të cilat do të rihapen. Mësohet se  dosjet që do të rihapen lidhen me pastrimin e parave, vrasje, krimet ndaj pronës dhe korrupsionit.

 Kjo është vizita e dytë brenda muajit e Arta Markut në prokurorin e Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat