Flet edhe babai i 23 vjeçares që humbi jetën në aksident: Isha në punë kur e mora vesh

Shqipëria

Flet edhe babai i 23 vjeçares që humbi jetën në aksident: Isha në punë kur e mora vesh

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:18
Flamur Avdillari

Familja i dha lamtumirën e fundit sot 23 vjeçares që humbi jetën nga një aksident i rëndë.

Babai i saj kërkon që autori i aksidentit të vihet para përgjegjësisë. Shumë mistere rrethojnë ende aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Maminas.

23 vjeçarja, banuese në Tiranë ishte nisur drejt Italisë. Burimet nga porti i Durrësit thanë se ajo ka humbur tragetin dhe nuk është paraqitur në sportel, por një tjetër argument ka babai i saj Flamur Avdillari.

I ati tregon se Elena do të shkonte në Itali pasi kishte gjetur punë dhe se kishte qenë djali i tij që kishte dhënë lajmin tragjik.

"Kishte gjetur një vend pune dhe do të shkonte të punonte. Djali ishte në shtëpi unë në punë. Më tregoi e më tha se kishte ndodhur një aksident. Ajo nuk kishte mundur të kalonte në Itali dhe ishte kthyer.  Fajtori ka lënë makinën dhe është larguar", ka thene ai per ora news. 

Aksidenti

Aksidenti tragjik u shenua rreth ores 23:30 minuta. Elena Avdillari 23 vjeçe po udhëtonte me taksi  nga Durrësi drejt Tiranës, për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë. Makina u godit nga pas nga një makinë BENZ me targa AA 060 SP 
, që sic mësohet nga Grupi Hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë.  Nga përplasja humbi jetën dhe shoferi i taksise Bujar Agalliu 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat