Ish-ministrja e Jashtme greke 'masakron' Kotzias: Po negocion fshehurazi me Shqipërinë

Shqipëria

Ish-ministrja e Jashtme greke 'masakron' Kotzias: Po negocion fshehurazi me Shqipërinë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 17:42
Kotzias

Si në Shqipëri, po ashtu edhe në Greqi, të dyja qeverinë janë nën akuzë se negociatat mes dy vendeve për disa çështje të lanë pezull, janë zhvilluar në fshehtësi të plotë.

Për të hedhur më shumë dritë për negociata që Greqia po bën me Shqipërinë, sidomos për cështjen e detit, ditën e sotme, ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani ka kërkuar një interpelancë me pasardhësin e saj Nikos Kotzias.

Bakojani ka kërkuar nga Kotzias të zbardhë më shumë detaje mbi këto negociata, madje ka akuzuar se po anashkalon marrëveshjen e arritur mes dy vendeve në vitin 2009, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

“Sipas publikimeve mediatike, Greqia po negocion fshehtazi me Shqipërinë për delimitimin detar duke anashkaluar marrëveshjen e 2009-es, por duhet të dinë se komuniteti ndërkombëtar shkencor kishte përcaktuar saktë dhe qartë kufirin detar, duke lejuar një hapje të madhe Shqipërisë në Korfuz, ndërsa zbatonim plotësisht kriteret e “vijës së mesme” siç parashikon e drejta ndërkombëtare” ka theksuar Bakojani.

Një marrëveshje e re, e papërgjegjshme dhe sipërfaqësore do shkaktojë precedentë të rrezikshme për përcaktimin e ardhshëm të kufirit detar ne zona te tjera. Qeveria greke mesa duket është gati te anulojë përfundimisht marrëveshjen e 2009-es dhe për ketë pyes ministrin; Persë qeveria kërkon te rinegociojë marrëveshjen e ekuilibruar për zonën detare të 2009-es miratuar nga 2 vendet? Cilat pika duhen riparë? Është e vërtetë që qeveria greke sot ndryshon qëndrim për përcaktimin e kufirit detar bazuar në “vijën e mesme”, ka pyetur ish-ministrja e Jashtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat