E konfirmon OSBE: Që pas vitit 2013, korrupsioni me Edi Ramën në Shqipëri u rrit - Bota Sot
E konfirmon OSBE: Që pas vitit 2013, korrupsioni me Edi Ramën në Shqipëri u rrit

Shqipëria

E martë, 25 shtator 2018

E konfirmon OSBE: Që pas vitit 2013, korrupsioni me Edi Ramën në Shqipëri u rrit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:53
Edi Rama

Që pas vitit 2013 korrupsioni në Shqipëri është rritur. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe OSBE me një deklaratë të shkurtër për shtyp.

Sipas OSBE-së, me qeverinë e Edi Ramës korrupsioni ka shënuar një rritje të madhe, në ndryshim me trendin që ishte deri në vitin 2013, kur korrupsioni kishte shënuar ulje.

‘Rezultatet e #CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë.

Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit

Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare.

Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit’, thuhet në deklarata e OSBE-s.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test