Raporti i “Transparency International”, Kokëdhima: Korrupsioni, Shqipëria zhytet 8 shkallë

Shqipëria

Raporti i “Transparency International”, Kokëdhima: Korrupsioni, Shqipëria zhytet 8 shkallë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:36
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, deklaroi se qeveria e Edi Ramës e zhyti vendin me 8 shkallë në renditjen botërore të vendeve më të korruptuara, siç thotë raporti i fundit i Transparency International.

“Korrupsioni ka hyrë në çdo qelizë. Militantët partiakë, të punësuar në administratë, nuk të mbarojnë asnjë punë në rast se nuk u jep pjesën për veten dhe për shefin e partisë”-u shpreh Kokëdhima në një status në Facebook.

Deklarata e Kokëdhimës

Transparency International në raportin e tij të fundit për korrupsionin e rendit Shqipërinë në vendin e 91 në botë nga 180 shtete, me një përkeqësim me 8 vende në raport me një vit më parë, në krah me shtete të humbura që s’ua kemi dëgjuar kurrë emrin  si Timori Lindor, Guajana etj. Qeveria e çoi vendin tonë në zonën e kuqe, të fundit në Europë.

Asnjë investitor i huaj nuk do të dojë të vijë në vendin ku ligjet nuk zbatohen, ku ryshfeti është forma e vetme për të fituar një tender, ku njohjet dhe interesat politike prevalojnë mbi aftësitë për të bërë biznes. Korrupsioni ka hyrë në çdo qelizë. Militantët partiakë, të punësuar në administratë, nuk të mbarojnë asnjë punë në rast se nuk u jep pjesën për veten dhe për shefin e partisë. Korrupsioni në tatime e dogana mbetet alarmant. Kompani të mëdha nuk paguajnë taksat sepse i kanë krahët e ngrohtë dhe kjo bën që plani të mos realizohet, ndonëse bizneset dhe qytetarët janë ngarkuar me një barrë të lartë taksash. Trau në doganë vazhdon të ngrihet. Përfitimet shkojnë në pak duar, ndërkohë që Banka Botërore tregon se varfëria ka arritur në nivele alarmante. Rritja e korrupsionit, e varfërisë, përkeqësimi i ambientit për të bërë biznes, janë dështimi më i madh i kësaj qeverie, që nuk ka qenë e aftë për asgjë, përveçse për të mbushur xhepat e saj. Dhe askush nuk është ndëshkuar.

ZGJIDHJA  është alternativa e vetme për për çlirimin e vendit nga kusarët dhe hajdutët e qeverive të majta e të djathta, nga mafia e partive, elita e korruptuar dhe sulltanati i kryetarëve të partive të vjetra, për të ringritur shtetin përmes reformave politike dhe garantimit të lirive politike, instalimit të lirisë së tregut dhe të lirive ekonomike, vendosjes së drejtësisë dhe shembjes së tiranisë së korrupsionit e të krimit, modernizimit dhe aftësimit të administratës me profesionistë, procedura, standarde dhe sisteme menaxhimi.

#ZgjidhjaPërShqipërinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat