Nxehet situata në Kuvend, Basha i shkon Ramës në foltore

Shqipëria

Nxehet situata në Kuvend, Basha i shkon Ramës në foltore

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:46
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se reforma e ndihmës ekonomike është bërë për shkak se është gjetur një numër i madh qytetarësh që përfitonin ndihmë ekonomike pa të drejtë.

Por gjatë fjalës së kreut të Qeverisë, kryetari  PD-së, Lulzim Basha u ngrit nga karrigia dhe iu afrua foltores, çka detyroi Gardën të dilte përpara kryeministrit.

“Nga projekti i pilotuar në 3 qarqe rezultoi se ishin 19.700 deklarime të rreme, subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe që nuk meritonin ta kishin. Tani jemi në fazën e shtrirjes së skemës në të gjithë Shqipërinë. Nëse do të protestoni pëer Fluturimin nga Përrenjasi që deri në dhjetor 2017 merrte ndihmë ekonomike dhe ishte pronar i një vile, vazhdoni protestoni. Gëzimi nga Kamza ka një vilë dhe 2 makina. Josifi ka në pronësi 3 makina të modeleve të fundit. Dragushi nga Korça merrte pagë 1 milionë lekë në muaj. Këto janë mijëra raste”, tha Rama.

Sipas tij “Ka një fond të posaçëm për të cilën e ftoj kreun e PD-së që në bashkëpunim me Mziun ti akomodojë brenda skemës së ndihmës ekonomike ata që nuk ua qan hallin, por tua marrë vuajtjen dhe ti nxjerrë në televizor për interesat e tij. E vetmja Bashki që deri më sot ka bërë këtë veprim është Bashkia e Vlorës, ku janë konstatuar 700 deklarime të rreme”.

“Ju fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët. Ju jepnit 38 milionë USD për ndihmën ekonomike, ne japim 48 milionë USD. Jeni zogjtë e korbave që fluturoni mbi çdo problem që keni lënë vetë pa zgjidhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat