Heqja nga ndihma ekonomike e familjeve, mocioni ndaj Ramës më 15 mars, ja arsyeja

Shqipëria

Heqja nga ndihma ekonomike e familjeve, mocioni ndaj Ramës më 15 mars, ja arsyeja

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:26
Kuvendi i Shqiperisë

Konferenca e Kryetarëve vendosi sot që mocioni i opozitës për debat me Ramën të bëhet më 15 mars.

Shkak është bërë axhenda e ngarkuar e kreut të qeverisë në javët në vijim.

Kujtojmë që PD, kërkoi mocion me debat me Edi Ramën për heqjen e ndihmës ekonomike për 20 mijë familje në nevojë.

“Mijëra familje shqiptare janë hequr nga ndihma ekonomike. Përjashtimi është kriminal. Jemi vendi i vetëm në Europë që ka çuar drejt emigracionit me vullnetin e Ramës kryeministër mijëra shqiptarë. Rama po përdor metoda naziste, spastrimi ndaj shqiptarëve. Një prej tyre është heqja nga skema e ndihmës ekonomike”, deklaroi më herët Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat