Mjekët flasin për minatorët e plagosur në Klos: Kanë dëmtime në disa pjesë të trupit, por...

Shqipëria

Mjekët flasin për minatorët e plagosur në Klos: Kanë dëmtime në disa pjesë të trupit, por...

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:12
ilustrim

Këtë të enjtë 5 minatorë të minierës së Shëngjuni në Klos janë plagosur rëndë, një fakt që edhe mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë e aprovojnë.

Por pavarësisht dëmtimeve të marra, mjekët shprehen se 3 minatorët që kanë ardhur në Tiranë, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Tre minatorët e plagosur janë jashtë rrezikut. Një nga minatorët ka dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut. Një minator tjetër ka dëmtime të syve, dhe minatori i tretë ka plagë në bark por janë jashtë rrezikut. Gjendja e 3 minatorëve është nën kontroll”, - shprehen mjekët.

Edhe gjëndja e dy minaKlotorëve që janë hospitalizuar në Burrel fatmirësisht është jo shqetësuese. Aksidenti në minierë ndodhi për shkak të një avarie në njërën nga galeritë e Shëngjunit. Shkak i avarisë ka qenë një minë e cila ka plasur duke shkaktuar dhe tronditje në minierë e për rrjedhojë edhe plagosjen e minatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat