Irdizi me tone të ashpra: Nuk ka as burrë none dhe as palaço që heq emrin Çamëri

Shqipëria

Irdizi me tone të ashpra: Nuk ka as burrë none dhe as palaço që heq emrin Çamëri

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 10:02
Ilustrim

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në Intervistën e Mbrëmjes në Ora News, tha se askujt nuk duhet ti shkojë në mendje që të heqë emrin Çamëri.

Idrizi: Ajo që dua të them është që emri Çamëri nuk ka as burrë none as grua none, as palaço që ti shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njihet prej 2 mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar po ka luajtur mendsh ndonjë sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq

Ai ftoi të gjithë që ditën e shtunë ti bashkohen protestes përpara ambasadës greke për të protestuar kundër deklaratave të Presidentit të Greqisë, por edhe të çështjeve të tjera.

Idrizi: Kemi disa hallë më të mëdha sesa PDIU. Ditën e shtunë për të protestuar përpara ambasadës greke. E filluam tek ministria e jashtme, do të vazhdojmë ditën e shtunë dhe i bëj thirrje çdo shqiptari që të vijë sepse ne do të bëjmë protestë jo vetëm për atë që ka thënë presidenti i Greqisë, por edhe për çështjen e marrëveshjes së detit, për varrezat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat