Gafa e kryebashkiakes së Shkodrës: I sjellim dosjet e komunizmit në mënyrë....

Shqipëria

Gafa e kryebashkiakes së Shkodrës: I sjellim dosjet e komunizmit në mënyrë....

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 08:15
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me rastin e nismës “Edhe muret kanë veshë”, që u prezantua nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve në Shkodër, përmes së cilit synohet dokumentimi i vuajtjeve të njerëzve gjatë periudhës së komunizmit, bëri një gafë sot përpara kamerave televizive.

Teksa po fliste për krimet çnjerëzore të komunizmit, Ademi tha se tani ato do të mund të paraqiten në mënyrë “atraktive”, që do të thotë zbavitëse. Simon Miraka, kreu i Shoqatës të së Përndjekurve Politikë u mundua ta korrigjonte Ademin, duke theksuar termin “artistike” në vend të “atraktive”, por siç duket ishte tepër vonë pasi fjala e Ademit u dëgjua qartë.

“Në Shkodër persekucioni ka filluar herët në çdo familje, te intelektualët, te kleri. Nga më çnjerëzoret kanë qenë torturat dhe burgjet, por edhe gjithë sakrifica edhe e familjeve që kanë jetuar ndoshta jashtë mureve por në një ferr të vërtetë. Përdorim artin në këtë rast dhe ky projekt e propozon këtë për ta sjellë dëshminë me atraktivitet dhe për ta prekur realisht atë që ndodh. Janë ngjarje që në fakt edhe këto mure pse jo, edhe muret e zyrës s kryetarit të bashkisë kanë patur veshë” - tha kryetarja e bashkisë.

Zv/ministri i Zhvillimit dhe Turizmit Urban Gjon Radovani tha se puna e këtij institucioni duhej të niste 27 vite më parë.

Në nismën “Edhe murët kanë veshë” pritet  të përfshihen qytetarë dhe artistë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat