Patozi: Gabimi që po bën Berisha me Bashën…

Shqipëria

Patozi: Gabimi që po bën Berisha me Bashën…

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 06:50
Astrit Patozi

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se ish-kryeministri dhe ish-kryetari Sali Berisha është duke bërë një lëvizje të gabuar përsa u përket zhvillimeve brenda selisë blu. I pyetur në studion e ‘News24’ për thirrjet e Berishës për ulje mes palëve në forcën më të madhe në opozitë, Patozi thotë se ato po bien në “vesh të shurdhër” nga Lulzim Basha.

“E kam dëgjuar shpesh zotin Berisha që të bëjë shpesh thirrje për palët. E kam dëgjuar edhe në ekranin tuaj ku ka ardhur shpesh. Kam përshtypjen se ai i drejtojet zotit Basha me këto thirrje.

Nëse do më pranonte një sugjerim. Unë do ti thoja gjithmonë që të mos e bënte më këtë sepse nuk është mirë që të përsërisë veten dhe të bjerë në “vesh të shurdhër” të Lulzim Bashës.

Nuk është mirë që një lider historik të përsërisë të njëjtën gjë, por më këq që ai të mos dëgjohet nga Lulzim Basha”, – tha Patozi.

“Unë e konsideroj të qëllimshme mënyrën se si Lulzim Basha i bëri gjërat në PD. Lulzim Basha e konsideron PD-në një parti private. Unë them se kjo një parti është shoqëri aksionere ku kryetari është aksioneri më i madh, por jo pronari i saj” – tha Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat