Ekonomia shtyn diskutimin për koncensionin në Porto Romano

Shqipëria

Ekonomia shtyn diskutimin për koncensionin në Porto Romano

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 00:12
Komisioni i Ekonomisë

Komisioni i Ekonomisë, e shtyu miratimin e projekligjit për zgjatje të kontratës së koncesionit të formës “BOT”, ndërtim, shfrytëzim dhe transferim, në portin e përpunimit të hidrokarbureve në Porto Romano në Durrës. Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ngriti shqetësimin, se kompania është duke punuar në një zonë në të cilën ndodhet muri Romak, që daton i ndërtuar në shekullin e 6-të.

Kontrata e Porto Romanos:

Kompania koncensionare që është duke kryer punime në zonën e Porto Romanos, ka ndërhyrë në një zonë, që deputetja e Partisë Demokraitke, Fatbardha Kadiu, thotë se është Muri Romak. Komisioni i Ekonomisë kishte parashikuar të miratonte projekligjin për zgjatjen e kontratës, gjë që nuk ndodhi pasi në komision nuk ishte paraqitur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Fatbardha Kadiu, Deputete e PD: "dhe pse në komision nuk pati koment lidhur me deklaratën e deputetes demokrate, kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe evidentoi të tjera probleme me kontratën".

Erion Braçe: "më pak se 3 vjet pas miratimit të dhënies së koncesionit për portin e përpunimit të hidrokarbureve në Porto Romano, qeveria shqiptare ka propozuar një shtesë në kontratën e koncesionit BOT. Në kushtet e kontratës origjinale, shoqëria koncesionare “Porti MBM” do të ndërtonte dhe operonte për një periudhë 35-vjeçare".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat