Meta takim me kreun e Senatit të Çekisë

Shqipëria

Meta takim me kreun e Senatit të Çekisë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Ilir Meta në takim Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, Milan Štëch

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, Milan Štëch.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe tendencën në rritje të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në fushën e turizmit.

Në mënyrë të veçantë, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, si dhe për mbështetjen e qartë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Duke vlerësuar praninë e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë në delegacionin çek, Presidenti Meta theksoi se është shumë e rëndësishme që intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar, të shoqërohet edhe me rritjen e shkëmbimeve akademike e studentore.

Kreu i shtetit shqiptar kërkoi gjithashtu nga pala çeke që shumë shpejt Çeki të rrisë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën, që të konkludohet me vendosjen e ambasadorëve.

Kryetari i Senatit të Republikës Çeke e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen në funksion të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe nxitjen e mëtejshme të sipërmarrësve çekë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat