Xhafaj merr mbështetje nga Britania për “Forcën e Ligjit”

Shqipëria

Xhafaj merr mbështetje nga Britania për “Forcën e Ligjit”

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:53
Fatmir Xhafaj

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar Sekretaren e Brendshme të Anglisë zonjën Amber Rudd me të cilën është folur mbi bashkëpunimin për operacionin Forca e Ligjit.

Xhafaj shkruan në tëitter: Sapo përfundova një takim shumë frytdhënës me Sekretaren e Brendshme të Britanisë, zonjën Amber Rudd. Vlerësim dhe besim për vizionin, lidershipin dhe programin ambicioz të MB-së dhe veçanërisht për operacionin “Forca e Ligjit”.

Premtim për mbështetje konkrete përmes një axhende intensive bashkëpunimi mes Ministrive dhe Policive të dy vendeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat