"Roli i Diplomacisë Ekonomike", Ambasadori i Norvegjise nxit investimet në energji

Shqipëria

"Roli i Diplomacisë Ekonomike", Ambasadori i Norvegjise nxit investimet në energji

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:44
Pamje nga takimi

"Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike" mbledh në një tryezë të rrumbullakët Konsujt e Nderit,  ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,  ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strad Sjaastad, por dhe mjaft përfaqësues të institucioneve, kompanive e organizatave kombëtare e ndërkombëtare.

 Tryeza e rrumbullakët organizohet nga shoqata "Konsujt e Nderit në Shqipëri"

Kryetari i kësaj shoqate, zoti Ylli Ndroqi në fjalimin e mirëseardhjes u shpreh: "Këtë vit fokusi i diskutimit është vendosur tek energjia, sepse besojmë fort se një nga rrugët më të rëndësishme të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, por edhe të investimeve të huaja në Shqipëri është energjia. Mbi të gjitha energjia e rinovueshme për të cilën kemi, falë natyrës sonë, resurse të jashtëzakonshme dhe ende të paeksploruar"

"Ne si Konsuj Nderi, ura lidhëse mes shteteve të ndryshme që përfaqesojmë dhe Shqipërisë, katalizatorë të diplomacisë ekonomike, e shohim këtë sektor me një rëndësi të vecantë për zhvillimin ekonomik, pikërisht prandaj menduam të nisim sot diskutimin mes institucioneve dhe partnerëve të ndryshëm kombëtare e ndërkombëtarë, për një bashkëpunim e diskutim të frytshëm, për realizimin e nismave të përbashkëta e për tejkalimim e sfidave me vizionin e një zhvillimi të qëndrueshëm në fushën e energjitikës"

Tashmë tryezat e tilla janë kthyer në traditë. Ky është i katërti vit që "Shoqata Konsujt e Nderit" organizon  tryezë të përbashkët diskutimi mbi diplomacinë ekonomike dhe rolin e Konsujve të Nderit.

Tryeza organizohet në ambientet e Hotel Tirana.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë nxit investimet në sektorin e energjisë.

Në fjalën e tij në tryezën e rrumbullakët ambasadori Per Strand Sjaastad nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për integrim më të mirë në tregun e energjisë.

Strand Sjaastad:  "Reformimi i sektorit energjetik në Shqipëri ëstë premtues. Linjat e reja të transmetimit me Malin e Zi  dhe planet për Maqedoninë janë hapa që duhen mirëpritur.  Duhet të ketë potencial për energjinë e ereës si dhe prodhim të petroliumit në Shqipëri.

Besoj se energjia do të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Është e rëndësishme të mos harrojmë se mundësitë për investim në sektorin energjetik varet nga klima e biznesit dhe të gjitha sa i takon shtetit të së drejtësi do të rezultojë një e ardhme premtuese për Shqipërinë. Norvegjia do të mbetet një partnere konstruktive në këtë proces".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat