Marrëveshja me Greqinë, shoqëria civile organizon protestë në Berat

Shqipëria

Marrëveshja me Greqinë, shoqëria civile organizon protestë në Berat

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:57
Protesta në Berat

Shoqëria Civile ka organizuar një protestë në Berat për çështjen e detit. Përfaqësues të shoqërisë Civile të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjerë të vendit kanë protestuar sot në Berat për çështjen e detit, Çamërisë dhe hapjes së varreve të ushtarëve grek në Gjirokastër.

“Nuk jemi mbledhur këtu për partitë politike, por për një çështje të madhe siç është ajo e marrëveshjes për detin”, u shprehën protestuesit. Aulon Kalaja, njeri prej tyre u shpreh se kjo nuk është një protestë politike, por për një protestë patriotike.

“Berati, ka treguar se ka nxjerrë burra shteti dhe nga ky qytet ne i themi Qeverisë se nuk mund të bëjë pazare me trojet, siç është duke bërë me çështjen e detit, me çështjen çame. Qeveria pazarin e pare e nisi në Kretë, e vazhdo në Korçë, por në nuk mund ta lejojmë këtë. Ne kërkojmë transparencë për bisedimet me Greqinë, dhe qeveria do ti fal Greqisë 12 milje det, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat