Riorganizim strukturave të PS në Kukës

Shqipëria

Riorganizim strukturave të PS në Kukës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:44
Taulant Balla

Partia Socialiste mblodhi pasditen e së martës, kryesinë e saj. Pas përfundimit të mbledhjes e cila zgjati rreth një orë, Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla tha se do te bëhet një proces zgjedhor për drejtuesit e Partisë Socialiste në disa bashki. 

Balla tha se do të nisë ristrukturimi i strukturave në Kukës duke u riorganizuar nga para në të gjitha nivelet e partisë, nga ajo i organizatës socialiste deri tek ajo e  Këshillave Socialistë të njësive administrative.

“Pas problemeve të evidentuara ne Kukës, që lidhen me barazinë gjinore dhe në nivelin e atyre që plotësojnë nivelet e arsimit të lartë për drejtimin e njësive administrative, Partia Socialsite do të krijojë një asamble të re socialiste në Kukës”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat