Mediat greke reagojnë ashpër pas refuzimit të Metës

Shqipëria

Mediat greke reagojnë ashpër pas refuzimit të Metës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:41
Ilir Meta

Mediat greke kanë reaguar ashpër pas refuzimit të presidentit shqiptar Ilir Meta për të autorizuar ministrinë e jashtme, për të negociuar marrëveshjen detare dhe të tjera probleme me Greqinë.

“Bombë” në kufijtë detarë greko-shqiptarë. Presidenti shqiptar bllokon negociatat – është titulli i të përditshmes “Elefteros Tipos”. Presidenti shqiptar Ilir Meta po kërkon që Shqipëria të ndezë zjarrin në marrëdhëniet dypalëshe, pasi refuzoi të japë leje për bisedime të mëtejshme me Greqinë për kufijtë detarë.

“Presidenti shqiptar vendos barriera në negociatat mes Athinës dhe Tiranës për zonat detare” është titulli i të përditshmes tjetër “ProtoThema”. “Presidenti Meta kërkon më tepër detaje për mënyrën e negocimit nga ana e qeverisë shqiptare. Ndërsa citon edhe arsyetimin se “presidenti shqiptar nuk ka për qëllim të bëjë lojëra politike me një çështje kaq serioze e delikate”.

“Zjarr në marrëdhëniet greko-shqiptare” shkruan një prej portaleve më të mëdha informative “Newsit.gr”. “Bllokadë nga presidenti shqiptar në negociatat për kufirin detar” – shkruan “Newspost”. “Fitili i Ilir Metës në marrëdhëniet greko-shqiptare. Presidenti shqiptar ‘ngrin’ negociatat për marrëveshjen detare” shkruan portali “the Caller”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat