PD reagon për djegien e makinës së Meçes: Dënojmë këtë akt kriminal

Shqipëria

PD reagon për djegien e makinës së Meçes: Dënojmë këtë akt kriminal

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:30
Makina e Xhafer Meçes u dogj nga persona ende të paidentifikuar.

Partia Demokratike reagoi pas lajmit se makina e një zyrtari të saj në Tepelenë është djegur qëllimisht gjatë natës.

Makina e Xhafer Meçes u dogj nga persona ende të paidentifikuar.

“Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, z. Xhafer Meçe.

Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal.

Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës z. Xhafer Meçe dhe familjarët e tij,”thuhet në deklaratën e PD.

Meçe punon si avokat dhe thotë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat