Pas lajmit të kobshëm të ndarjes nga jeta të vogëlushes 10 vjeçare, Noemi e cila u aksidentua në dielën bashke me familjen e saj, shkruan edhe famulltari i Velipojës, Marjan Gega.
“Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne.
Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!
Pushofsh ne Paqe Noemi!”, shkruan famulltari.
Të dielën në mbrëmje një aksident tragjik i ndodhur në aksin Shkodër – Velipojë shkatërroi një familje shqiptare.
Edmond Preka, djali i tij 8 muajsh dhe vajza 5 vjeçare humbën jetën në aksident, ndërsa që prej asaj dite vajza tjetër 10 vjeçare Noemi dhe nëna e saj Evisa po luftonin me vdekjen, ndërsa sot Noemi i vogël u nda nga jeta.
Gjatë ditës së djeshme 3 personat e një familje u përcollën në banesën e fundit.