“Mafia e tokës”, zv.Ministri i Brendshëm: Do ketë arrestime të tjera, hetimet janë në zhvillim

Shqipëria

“Mafia e tokës”, zv.Ministri i Brendshëm: Do ketë arrestime të tjera, hetimet janë në zhvillim

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 23:08
Besfor Lamallari

Zv/ministri i Brendshëm, Besfor Lamallari, të martën në darkë është shprehur në lidhje me abuzimin e pronave në bregdet se ekzistojnë disa hetime për raste të tjera, ku në ditët në vazhdim do të ketë edhe arrestime.

Llamallari deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’ se ka disa hetime për prona të tjera, hetime të cilat për momentin janë në zhvillim.

Ai u shpreh se janë gjetur dhe identifikuar provat materiale, të cilët kanë falsifikuar dokumentet, kanë plotësuar në mënyrë fiktive Aktet e Marrjes së Pronës në Pronësi, bazuar mbi ligjin 7501 në disa vite të ndryshme.

“Përpara se të bëhej ndarja e tokës, më parë ka ndodhur falsifikimi i dokumenteve, duke ndryshuar zërin e kadastrës. Pra nga tokë ranore, është kaluar në tokë A dhe më pas është ngritur një komision fiktiv që ka bërë ndarjën e tokës”,- tha Lamallari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat