"Si po marrin amnistinë drejtuesit e policisë të përfshirë në kultivim hashashi"

Shqipëria

"Si po marrin amnistinë drejtuesit e policisë të përfshirë në kultivim hashashi"

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 23:08
Bledian Koka

Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se me sistemin e vettingut në polici, do të shpëtojnë të pa prekur të gjithë ata drejtues policie që lejuan kanabisin.

“Këta persona që i nënshtrohen vettingut japin dorëheqjen nga policia, nuk i nënshtrohen vettingu. Asgjë nuk do të ndodhë edhe me Llallën.

Ata drejtues të lartë policie të korruptuar që nuk e lejuan hashashin me vullnetin e tyre por u urdhëruan, kjo ishte rruga ligjore se si ata marrin amnistinë përfundimtare dhe për të gjitha zullumet, atyre nuk ka për t'u hyrë asgjë në këmbë. Ata kanë mundësinë e largimit dhe amnistinë përfundimtare për gjithë zullumin.”, -tha Koka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat