Rama: Merkel më komplimentoi për atletet. E meritojmë marrjen e statusit me BE

Shqipëria

Rama: Merkel më komplimentoi për atletet. E meritojmë marrjen e statusit me BE

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 20:55
Edi Rama

Në emisonin “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.

“E vërteta është që qysh në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”,- tha Rama.

Sipas Kryeministrit Rama, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

I pyetur nga Mustafa Nano, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se, kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.

Mustafa Nano: Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?

Edi Rama: Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.

Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat