Akuzohet për shpërdorim detyre, reagon kryebashkiaku i Rrogozhinës

Shqipëria

Akuzohet për shpërdorim detyre, reagon kryebashkiaku i Rrogozhinës

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 20:39
Beqir Nuredini

Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për shpërdorim detyre ka reaguar kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini.

“Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji për përcjelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qenë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicion të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithësi mbeten i hapur për çdo hetim. Falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017­së. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit”.

Nuredini dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni  233 i K. Pr. Penale dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni  234 i K. Pr. Penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat