Ish-ministri Dervishaj dy orë në Prokurori, hesht përballë gazetarëve

Shqipëria

Ish-ministri Dervishaj dy orë në Prokurori, hesht përballë gazetarëve

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:50
Sokol Dervishaj ka dëshmuar për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ish-ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka dëshmuar për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ai u pyet nga prokurorja Elizabeta Ymeraj për pozicionin e tij si ministër i Transporteve asokohe në kuadër të hetimeve për rrugën Tiranë-Elbasan.

Dervishaj mbërriti rreth orës 15:00 këtë të martë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u pyetur në lidhje me skandalin e rrugëve. Në dalje të Prokurorisë ai u pyet nga gazetarët lidhur me dëshminë e dhënë, por nuk pranoi të fliste.

“Ju gazetarët po bëni punën tuaj, por nuk kam asnjë koment për të dhënë”, u shpreh Dervishaj duke u larguar nga organi i akuzës.

Më herët prokurorja Ymeraj ka thirrur edhe ish-ministrin e Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili ka qenë ministër Transportesh në periudhën që zhvillohej projekti. Ai është pyetur për rolin në zbatimin e projektit ku dyshohet se janë bërë abuzime të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat