Dëmtohet biznesi në Krujë, dyshohet se u qëllua me armë

Shqipëria

Dëmtohet biznesi në Krujë, dyshohet se u qëllua me armë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

Një dyqan në Krujë është dëmtuar gjatë natës mes të dielës dhe të hënës.

Më konkretisht, në fshatin Nikël janë dëmtuar qepenat e dyqanit me pronare R.Sh..

Nga këqyrja paraprake, janë vërejtur dëmtime tek qepenat si ato të predhave të shkaktuara nga plumbat, njoftoi Policia.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia po merr në pyetje të zonën e dyqanit, për të zbuluar konflikte të mundshme, që mund të ketë pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat