Vasili: Jemi pro Vettingut të policisë, por qeveria duhet të plotësojë një “kusht”

Shqipëria

Vasili: Jemi pro Vettingut të policisë, por qeveria duhet të plotësojë një “kusht”

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:40
Petrit Vasili

Përmes kryetarit të saj parlamentar Petrit Vasili, LSI ka dalë këtë të martë me një qëndrim pro ndaj projektligjit për vettingun në Policinë e Shtetit, sjellë në kuvend nga të majtët në qeveri.

Vasili është shprehur se LSI nuk ka asnjë paragjykim për të dhënë votat për pastrimin e figurës së Policisë së Shtetit, por me një “kusht”. Përfaqësuesi i lartë i LSI-së deklaroi se së shpejti ata do të paraqesin në Kuvend një sërë amendimesh për ligjin në fjalë dhe nëse këto amendime do të konsiderohen nga qeveria, atëherë Vettingu në Polici, do të ketë votën e LSI-së gjithashtu me vete.

“Mbështesim nismën për vettingun në polici, bazuar në gjendjen e rëndë që ndodhet policia në inkriminimin dhe shkeljen e ligjit. Ky proces duhet të jetë një proces i vërtetë, pasi policia ka probleme të mëdha.

LSI ka përgatitur një seri amendamentesh që kanë të bëjnë me rritjen e integritetit dhe evitimin e kapjes nga qeveria. Ky besoj se është një shans i madh për maxhorancën që i jepet mundësia e reflektimit nëse do vërtet ta çlirojë policinë nga të inkriminuarit.

 Nëse do të ketë reflektim të maxhorancës ndaj këtyre amendamenteve që kanë të bëjnë me thelbin e besueshmërisë së ligjit në zbatimin e tij ne nuk kemi as një paragjykim.”-tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat