Meta: Pse u detyrova të publikoj letrën për Bushatin, nëse Qeverisë s’i pëlqen vendimi…

Shqipëria

Meta: Pse u detyrova të publikoj letrën për Bushatin, nëse Qeverisë s’i pëlqen vendimi…

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:55
Ilir Meta

Nëse Qeverisë nuk i pëlqen vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e detit me Greqinë, mund ta çojë sërish në Gjykatë, ose të bëjë votat në Parlament për të përjashtuar presidentin nga përgjegjësia kushtetuese.
Është ky opsioni që ka dhënë sot Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp, i pyetur nga gazetarët nëse do e japë apo jo autorizimin për plotfuqishmërinë në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Meta ka sqaruar gjithashtu edhe pse u detyrua të publikonte për opinionin publik përgjigjen që i ka kthyer ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

“Unë s’do dëshiroja të bëja publike as ‘etrën e institucionit të presidentit dhe nuk është një veprim shumë normal por kam qenë i detyruar për shkak të hamendësimeve dhe keqkuptimeve dhe s’kam dëshirë të bëhem pjesë as e spekulimeve as e populizmit dhe as e përgjegjësive të pamerituara në të ardhmen për një cështje që mund të mos shkojë në drejtimin e duhur.

Në rast se qeverisë s’i pëpqen ky vendim i Gjykates Kushtetuese ka mundësinë ta cojë në Gjykate Kushtetuese dhe të bëhet një vendim i ri që përcakton rolin e presidentit apo të qeverisë në marrëveshje të tilla ndërkombëtare, ose ka të drejtë të bëjë votat dhe të bëjë ndryshim kushtetues për të përjashtuar presidentin nga përgjegjësia e tij kushtetuese,
besoj se jemi shumnë të qartë për këtë cështje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat