Si funksiononte skema e prostitucionit online në Shqipëri

Shqipëria

Si funksiononte skema e prostitucionit online në Shqipëri

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Detaje të tjera dalin në dritë nga operacioni ‘chat line 4’, ku në pranga ra një 24-vjeçare. Banesa ku zhvillohej aktiviteti ndodhej tek zona e Don Boskos në një apartament të marrë me qira në katin e 3. 24-vjeçarja Anushe Ll. nxirrte njoftim në faqet online që ofrojnë punë për vajza nga 18-30 vjeç.

Në njoftim nuk thuhej puna, ndërsa bëhej e ditur se ofrohej page e kënaqshme deri në 1 mijë euro.

Pasi kontaktonin në telefon bëhej një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për të kryer sex online.

Ky grup kishte hapur një faqe në internet ku personat që kontaktonin fillimisht duhet të bënin një pagesë me kartë krediti, e me pas gjatë bisedës vajzat plotësonin kërkesat e tyre duke kryer veprime me lodra seksuale. Klientët ishin të huaj dhe shqiptarë.

Ndërkohë, policia ka dyshime se ky aktivitet ka rreth një vit që vijon punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat