Shqipëria “pushtohet” nga bora, çfarë do ndodhë në ditët në vijim

Shqipëria

Shqipëria “pushtohet” nga bora, çfarë do ndodhë në ditët në vijim

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:42
Ilustrim

Prej ditës së djeshme në zonat e Kukësit ranë reshje të dendura dëbore, ndërsa temperaturat pësuan një rënie të theksuar.

Sipas Meteoalb, pasditja e sotme dhe gjatë gjithë javës mbetet me vranësira dhe reshje deri mesatare në Veri dhe Qendër.

E MARTE: Moti vijon me vranësira dhe shira të përkohshëm ndërsa reshje dëbore në zonat e thella malore. Pasditja dhe në vijim, mbetet me vranësira dhe reshje deri mesatare në Veri dhe Qendër. Vranësira dhe reshje të herë pas hershme mbeten prezent në gjithë vendin, në mbrëmje dhe gjatë natë.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera termike thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga – 1 në 15°C.

(RESHJET mbeten prezent gjate gjithë javës ndërsa TEMPERATURAT vijojnë te larta deri te premten).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat