Nesër në Kuvend-Zv.ministrja e shëndetësisë informon rreth epidemisë së fruthit, Nikolla para deputetëve

Shqipëria

Nesër në Kuvend-Zv.ministrja e shëndetësisë informon rreth epidemisë së fruthit, Nikolla para deputetëve

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:58
Lindita Nikolla

Pas një kërkese nga ana e deputetëve të opozitës, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  Lindita Nikolla do të jetë nesër në një seancë dëgjimore në komisionin për mediat në lidhje me implementimin e ligjit nr. 80/2015...

Pas një kërkesë nga ana e deputetëve të opozitës, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  Lindita Nikolla do të jetë nesër në një seancë dëgjimore në komisionin për mediat në lidhje me implementimin e ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të tij. Seanca dëgjimore vjen pas shtyrjes së një jave më parë për shkak të axhendës së ministres ndërsa pritet që debatet të fokusohen edhe te ngërçi që ndodhi së fundmi me vonesat për pedagogët.

Ndërkohë që në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe atë të Sigurisë në rend të diskutimeve do të jetë shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Komisioni i Ligjeve do të diskutojë gjithashtu për miratimin e kandidaturave që plotësojnë kriteret ligjore për anëtarë të Bordit të ISKPKSH.Vazhdimi i procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionerë të Avokatit të Popullit.

Ndërsa komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të ketë në seancë dëgjimore zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila do të japë informacione në lidhje me epideminë e fruthit në vend dhe masat konkrete që janë marrë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat