Tsipras në Shqipëri në prill, ja detajet e vizitës

Shqipëria

Tsipras në Shqipëri në prill, ja detajet e vizitës

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:15
Edi Rama dhe Aleksis Tsipras

Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Gerqisë, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras do të takohen zyrtarisht gjatë muajit prill.

Report TV ka mësuar disa mëson detaje nga parapërgatitjet e kësaj vizite.

Protokolli i Shtetit ka nisur organizimin për vizitën që do të zjhvillojë kryeministri helen Aleksis Tsipras në Shqipëri më datë 6, 7 ose 8 Prill.

Burimet bëjnë të ditur se ndalesa e parë e kryeministrit Tsipras do të jenë në qytetin e Korçës.

Më pas ai pritet që të vizitojë edhe Tiranën.

Ky takim vjen në një moment kur dy shtetet janë pranë një paketë-marrëveshjeje historike, që prek çështje të mbartura prej dekadash, që nga kufiri detar, te ai tokësor dhe problemet ditore me emigrantët apo pronat e shqiptarëve në Greqi.

MEPJ shqiptare është në pritje të dhënies së plotfuqisë nga ana e presidentit Ilir Meta, për nisjen zyrtare të negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat