PS-ja në Kukës shpërthen ndaj Gjicit: Po na kërcënon, do ankohemi te Edi Rama

Shqipëria

PS-ja në Kukës shpërthen ndaj Gjicit: Po na kërcënon, do ankohemi te Edi Rama

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 20:38
Safet Gjicin- Edi Rama

Kur na ndajnë më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore në vendin tonë, PS-ja në Kukës është futur në një konflikt të hapur me të deleguarin e kësaj partie në këtë qytet, Safet Gjicin.

Vetëm pak ditë më parë, baza e PS-së në Kukës ka dalë hapur kundër Gjicit, madje duke shkuar deri në ekstrem për tu futur në grevë urie.

Burime brenda PS-së së Kukësit thanë, se prej disa kohësh Safet Gjici, edhe pse pa asnjë kompetencë, po terrorizon administratën duke i kërcënuar me heqje nga puna.

E gjithë kjo, thanë të njëjtat burime, ka ardhur pas premtimet që kryeministri Edi Rama i ka bërë Gjicit se do të jetë kandidat i PS-së për bashkinë e Kukësit në zgjedhjet që do të mbahen në 2019.

Duke iu frikësuar një humbje të dytë, pas asaj në Kamëz në vitin 2015 përballë Xhelal Mziut, Safet Gjici ka nisur një fushatë terrori në Kukës, duke kërcënuar dhe shantazhuar edhe anëtarët e PS-së.

Kjo ka bërë që baza në Kukës të reagojë, duke dalë hapur kundër Gjicit, duke paralajmëruar se nëse Gjici do të kandidojë për kryetar bashkie, atëherë do të bojkotojnë zgjedhjet.

Media mëson se baza e PS-së në Kukës, së shpejti do t’i drejtohet me anë të një letre kreut të PS-së, njëkohësisht kryeministrit Edi Rama, për t’i kërkuar të ndalojë terrorin që Gjici po ushtron ndaj administratës në Kukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat