Bulqizë/ Bllokohet furgoni me 9 pasagjerë në dëborë

Shqipëria

Bulqizë/ Bllokohet furgoni me 9 pasagjerë në dëborë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:06
ilustrim

Një furgon me 9 pasagjerë është bllokuar nga bora në Bulqizë

Lajmi është raportuar në bw ku thuhet se furgoni për më se dy orë ka mbetur i bllokuar në aksin rrugor Klenjë-Streblevë, i cili është mbuluar nga dëbora.

Kanë qenë banorët e zonës që iu kanë shkuar në ndihmë pasagjerëve duke ndihmuar në zhbllokimin e rrugës. Për ngjarjen janë lajmëruar edhe autoritetet vendore, të cilat po punojnë për hapjen e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat