Kriteret e pranimit te Mjekësia, Gjata: Studentët që vijnë te ne janë me mesatare mbi...

Shqipëria

Kriteret e pranimit te Mjekësia, Gjata: Studentët që vijnë te ne janë me mesatare mbi...

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:34
Ilustrim

Universiteti i Mjekësisë do të vijojë të marrë maturantët me mesataren më të lartë, e cila megjithëse si kriter është vendosur të jetë mbi 8.5, rektori Arben Gjata thotë se realisht cilësia e studentëve të pranuar shkon mbi këtë nivel.

Universiteti i Mjekësisë ka miratuar kriteret e pranimit për vitin e ardhshëm, duke vendosur që të ulet mesatarja e pranimit vetëm te degët e Fakultetit të Infermierisë nga 8 në 7.5, Gjata shpjegon arsyen.

Arben Gjata: “Ne e kemi vënë 8.5, por shanset që të fitosh me mesataren 8.5 në Mjekësi, Stomatologji dhe Farmaci është gati zero, sepse nota mesatare e këtyre degëve që janë edhe më të kërkuarat është në rangun e mbi 9.7, 9.8 etj. Kemi ulur notën mesatare nga 8 te 7.5 te Fakulteti i Shkecnave Mjekësore Tenike sepse ka pasur raste që studentët kanë qenë me mesatare 7.9 dhe nuk të lejon sistemi të futesh, digjen për 0.1%. Ne e çuam në 7.5 në mënyrë që të kishte më shumë konkurrencë”  

Rektori i Universitetit të Mjekësisë sqaron se si do të jetë formula e pranimeve, ku krahas mesatares dhe provimeve të Maturës, peshë do të kenë tri lëndët me zgjedhje: Kimi, Biologji dhe Fizikë.

Arben Gjata: “Kemi 35% qw janë notat e Maturës Shtetërore, ku provimet me zgjedhje që janë lëndët Fizikë, Kimi ose Biologji, në qoftë se zgjedhin modulin bërthamë shumëzohen me 1.15, nëse zgjedhin modulin e avancuar shumëzohet me 1.25. Kemi gjithashtu notat e tri lëndëve që përbëjnë nga 10%, Kimia, Fizika dhe Biologjia të tre viteve të gjimnazit që është 30%”   

Drejtues të Universitetit dhe Ministrisë së Arsimit po diskutojnë për rikthimin e konkursit të pranimeve te Mjekësia, por rektori Gjata thotë se para këtij vendimi, duhen marrë masat që testimi të administrohet në mënyrë informatike dhe rezultatet të jenë tranparente.

Arben Gjata: “Një nga projektet që ne kemi është krijimi i një qendre ku mund të bëhen provime në mënyrë të infromatizuar duke e testuar me provimet e studentëve gjatë viteve. Në momentin që do jemi të sigurt mund të hapim nw krye tw 2-3 viteve edhe njw konskurs pranimi nw universitet”

Aktualisht, Universiteti i Mjekësisë, bazuar në pranimet e vjetshme, po kryen një studim për të krahasuar rezultatet e vitit të parë të studentëve me ato të gjimanzit, paraprakisht është vënë re një rënie e mesatares me 2-3 nota, çka tregon për fiktivitetin e notave në shkollat e mesme, ndaj dhe konkursi shihet si zgjidhja më e drejtë në disa degë specifike studimi.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat