Meta takon Bajraktarin: Vit jubilar, me rëndësi që dy akademitë e shkencave të bashkëpunojnë

Shqipëria

Meta takon Bajraktarin: Vit jubilar, me rëndësi që dy akademitë e shkencave të bashkëpunojnë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:31
Ilir Meta dhe Jusuf Bajraktari

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim zëvendëskryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), Jusuf Bajraktari.

Presidenti Meta vlerësoi ASHAK, si një institucion me kontribute të mëdha në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të gjuhës e kulturës tonë kombëtare, të historisë e të arsimit shqip.

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar Skëndërbeut, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e veçantë, që akademitë e dy shteteve tona, duhet të bashkëpunojnë për organizimin e veprimtarive kryesore të festimeve të këtij viti jubilar, duke patur në konsideratë edhe dy përvjetore të rëndësishme, kremtimin e 140-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe 110-Vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat