Basha: Rama po përdor metoda naziste ndaj shqiptarëve

Shqipëria

Basha: Rama po përdor metoda naziste ndaj shqiptarëve

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:11
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit të PD-së, ka bërë me dije se ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu do të dërgohet për ndjekje penale, pasi sipas tij, ka hequr qindra familje të varfra nga skema e ndihmës ekonomike.

Po ashtu, Basha tha se nesër do të kërkohet një mocion me debat me kryeministri Edi Rama, lidhur me këtë çështje, duke shtuar se po përdor metoda naziste me shqiptarët.

“Kemi një qeveri dhe një kryeministër që po përdor metoda naziste, apo spastrimi ndaj shqiptarëve. Një pjesë e qytetarëve u janë drejtuar deputetëve të opozitës, por kjo është vetëm një fraksion i tmerrit, po evidentojmë përmasat e këtij holokausi. Media ta vendosë në qendër këtë problem. Për këtë kemi diskutuar sot në mbledhjen e grupit se se cfarë mund të bëjmë. Ministrja duhet të dërgohet për ndjekje penale mban të fshehur kriteret. Shumica e familjeve kanë një televizor apo frigorifer, por kjo nuk do të thotë të heqësh të ndihmën ekonomike. Nesër do të formalizojmë kërkesën për debat për të vënë Ramën dhe marionetën e tij para përgjegjësisë. Ky është skenar naziskist. Ne do të bëjmë transparent këtë problem. Do të marrim të gjitha hapat për ta vendosur para përgjegjësisë ligjore” deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat