Në vendin ku dha shpirt një familje... këto janë pamjet e aksidentit të Shkodrës

Shqipëria

Në vendin ku dha shpirt një familje... këto janë pamjet e aksidentit të Shkodrës

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:29
Edmond Preka me femiejt

Aksidenti tragjik me tre viktima në Velipojë cilësohet si më i dhimbshmi, i ndodhur këto kohë në qarkun e Shkodrës.

ABC News shkoi në vendin e ngjarjes aty ku njëra nga makinat ishte ende në rrugë. Shpejtësia dhe lagështira në rrugë, duket se janë shkaku i aksidentit.

Ajo që ndodhi në këtë vend është më tepër se e dhimbshme. Babai Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij vajzën 5 vjeçare dhe foshnjën nëntë muajshe. Vajza tjetër tij, është në koma në spitalin e Shkodrës. Mjekët nuk japin shpresa për të.

Ishte përplasja e fortë e dy makinave që shkaktoi tragjedinë. Nuk ka zyrtarisht ende një fajtor, në kushte kur njëri nga drejtuesit, ai i makinës Tip Alfa Romeo humbi jetën në vend, kurse drejtuesi i mjetit tip Fuoristradë  Ndrek Gjergji ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Edhe gruaja e viktimës, ka dhënë shenja jete dhe ka kaluar rrezikun. Ashtu dhe pasagjeri në makinën e Gjergjit.

Aksidenti ndodhi pasditen e dielë në vendin e quajtur “Sektori” në Velipojë. Mjetet fuoristradë dhe Alfa Romeo u përplasën aq fort sa zhurma shkoi deri tek banorët në Velipojë. Skena ka qenë horror. Nëna kërkonte fëmijët, kurse trupat të gjakosur jepnin shpirt. Ekspertët në hetimet e tyre kanë dalë me dyshimet se shpejësia dhe errësira ndikuan në përplasjen e makinave. Por priten ende të dhëna shkencore për një version të saktë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat