Pallati 8 katësh në Gjirokastër, Premçi: E zgjidhim së shpejti, por...

Shqipëria

Pallati 8 katësh në Gjirokastër, Premçi: E zgjidhim së shpejti, por...

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:17
Gjirokastër

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Shemsi Prençi ishte sot në lagjen "Kodra e Shtufit" në Gjirokastër, aty ku inspektoi nga afër gjendjen në pallatin 8 katësh.

Ai u shpreh se situata në katet e poshtme është e pabanueshme

"Do të bëjmë studimin e të gjitha zonave dhe do t’i japim zgjidhje problemeve.

Banorët në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërhyjnë vetë për të hequr baltën pasi toka është e pa qendrueshme".

Gjeologët thonë se pallati prej tetë katesh është i banueshëm, por banorët i frikësohen përsëritjes së të njëjtës situatë.

Në të jetojnë 20 familje të cilat presin një reagim nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat